Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar paralajmërimin e Ambasadës Amerikane për qytetarët e saj që të rrinë larg protestës së organizuar nga Presidenti Ilir Meta. Patozi ka komentuar po ashtu edhe edhe reagimin e kreut të shtetit, që tha se nuk ka vend për alarm.
Sipas tij të dy palët kanë të drejtë. Siç thekson Patozi edhe amabasada ka të drejtë ku paralajëmron qytetarët e sajt që të qëndrojnë larg protestës, por edhe Presidenti ka të drejtë kur premton se nuk do të ndodhë asgjë e keqe.
Komenti i Astrit Patozit:
TË DY PALËT KANË TË DREJTË
Ambasada Amerikane ka shumë të drejtë, kur paralajmëron qytetarët e vet që të qëndrojnë larg protestës së thirrur nga Presidenti, sepse ka parasysh Ilir Metën.
Por edhe Ilir Meta ka shumë të drejtë, kur premton se më 2 mars në Tiranë nuk do të ndodhë asgjë e keqe, sepse ka parasysh amerikanë