Coronavirusi vijon të trembë klubet e futbollit. Këtë herë tek moshat, teksa francezët e Renne dhe Lyon kanë propozuar që ndeshjet kundër Inter dhe Atalanta në UEFA Youth League të mos luhen në krahinën e Lombardisë, që është ndër më të prekurat nga virusi që është kthyer në një problem botëror.
Frika se mos lojtarët dhe stafet preken nga virusi është e madhe, ndërkohë që në Bergamo nuk janë dakord me kërkesën e bërë prej francezëve dhe kanë refuzuar të ndryshohet destinacioni i ndeshjes.
Atalanta-Lyon dhe Inter-Stade Rennes janë programuar të zhvillohen më 3 mars. Takimi i parë nis prej orës 13:00, kurse tjetri një orë më pas. /abcnews.al