Lajmin e japin mediat greke mëngjesin e kësaj të premteje, të cilat iu referohen ekspertëve.
Në greqi është konfirmuar rasti i katërt me Koronavirus. Ajo është një grua 36-vjeçare greke e cila, sipas raporteve fillestare, ishte infektuar në Itali, ku ajo kishte qenë së fundmi.
Pas kthimit nga Italia në Greqi, ajo shfaqi simptoma të lehta të prekjes nga ky virus.
36-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po mbahet në izolim në Spitalin Attikon.
Rasti i saj u diagnostikua në Laboratorin e Mikrobiologjisë të Shkollës Mjekësore të Universitetit të Athinës.
Ministria e Shëndetësisë u informua për rastin dhe ka nisur të kërkojë të gjithë personat me të cilët 36 vjeçarja ka pasur kontakt ditët e fundit, pasagjerët me të cilët udhëtonte në kthimin nga Italia dhe personat e pranishëm në aeroplan./abcnews.al