Ndeshje surprizë dhe ekipet e kualifikuara, ja rezultatet e Europa League

schedule23:12 - 27 Shkurt, 2020

schedule 23:12 - 27 Shkurt, 2020

Janë mbyllur 6 nga 7 sfidat e UEFA Europa League, që startuan në orën 21:00. E vetmja sfidë që ka shkuar në shtesë, është ajo mes Arsenalit dhe Olympiakos, pasi miqtë grekë po udhëheqin me rezultatin 0-1 në Londër.

Ajax nuk ia ka dalë të kualifikohet në raundin tjetër, pavarësisht fitores 2-1 në Holandë përballë Getafes. Miqtë triumfuan me rezultatin 2-0 në Spanjë ndeshjen e parë.

Benfica-Shakhtar ishte sfida më e bukur e mbrëmjes, e cila u mbyll me rezultatin 3-3. Janë miqtë ukrainas ata që kalojnë në raundin tjetër, me rezultat të përgjithshëm 4-5.

Celtic është eliminuar nga Copengahen, me miqtë që triumfuan 1-3 në Skoci. Ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 1-1 në Danimarkë.

Interi është kualifikuar pa shumë probleme ndaj bullgarëve të Ludogorets, me rezultat të përgjithshëm 4-1. Pas fitores 0-2 në Bullgari, Interi triumfoi dhe në San Siro, me rezultatin 2-1.

Manchester United ka shkatërruar me rezultatin 5-0 ekipin e Club Brugge, duke u kualifikuar pa shumë probleme ndaj skuadrës belge. Odion Ighalo shënoi golin e parë për “Djajtë e Kuq” dhe ia dedikoi motrës së tij, që u nda nga jeta në muajin dhjetor. Sevilla nuk është lodhur aspak dhe është kualifikuar pas barazimin 0-0 ndaj CFR Cluj./abcnews.al

 

Rezultatet e sfidave të orës 21:00