OFL i ka dërguar sot formularin për deklarimin e pasurisë tre personave të dënuar për krime të rënda si vrasje apo trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Mes tre emrave është edhe ai i Durim Keçit me origjinë nga Shijaku, një personazh i njohur i krimit.
Sëfundmi, ai u lirua nga gjykata në vitin 2017 duke shkaktuar një mori akuzash politike pasi njihej si mbështetës i të majtës në zonën e Durrësit dhe Shijakut.
Kush është Durim Keçi
Keçi është dënuar nga Gjykata e Genovës, Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale”: Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike “,” Krime me armë kundër personit”, ” Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe” Shfrytëzim prostitucioni”.
Në Itali, 42-vjeçari konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm të mafies shqiptare.
Madje, gjatë një seance gjyqësore, Durim Keçi, i cili ka përdorur edhe emrin Gëzim Hajidini, ka kërcënuar prokurorët e Antimafias italiane. Duke parë nga prokurorët Francesca Nanni dhe Silvio Franz, ai tha: “Ata të dy do t’i bëj të ma paguajnë shtrenjtë!
Në vitin 2006 në Itali, ka qenë i pandehur në një proces gjyqësor, por lirohet nga qelia për një gabim burokratik dhe ndaj tij vendoset një masë më e zbutuar sigurie.
Nga masa e arrestit më burg, lihet në detyrim paraqitje dhe kështu arratiset. Gjatë kësaj kohet Durim Keçi jetonte në Shqipëri. /abcnews.al