Uashington Post shkruan se presidenti amerikan, Donald Tramp, tashmë synon të privatizojë segmentin amerikan të Nasa-s. Kreu i Shtëpisë së Bardhë do t’i japë fund financimeve federale për stacionin hapësinor ndërkombëtar brenda 2025-s.
Presidenti amerikan, Donald Trump, synon të privatizojë pjesën amerikane të stacionit hapësinor ndërkombëtar. Lajmi është publikuar nga Ushington Post, pasi ka marrë në dorë dokumentet e Nasa. Shtëpia e Bardhë do t’i japë fund financimeve federale për Nasa-n brenda 2025-s dhe të krijojë kushtet që të jetë një sipërmarrje private që të merret me çështjen e menaxhimit. Për këtë arsye në projektbuxhetin e 2019-s kërkohet një fond prej 150 milion dollarësh.
Në një dokument të Nasa-s të publikuar nga Uashington Post shkruhet se vendimi për t’i dhënë fund mbështetjes federale në 2025-n nuk do të thotë se stacioni hapësinor do të nxirret nga orbita, por industria e sektorit mund të vazhdojë ta mbajë në funksion në kuadër të një platforme të ardhshme tregtare.
Plani i Trump ka shumë mundësi të përballet me një opozitë të fortë, sidomos për faktin se deri tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar rreth 100 miliardë dollarë. Dhe ndër të tjera sepse Nasa është ndërtuar për qëllime shkencore, dhe jo për përfitime financiare.
Uashington Post më tej shkruan se Nasa do të zgjerojë partnership-in e saj ndërkombëtar dhe tregtar në shtatë vitet e ardhshme për të garantuar qasjen njerëzore dhe praninë në orbitën e ulët të tokës.
Kërkesa për 150 milionë dollarë për 2019, si dhe fondeve të tjera në të ardhmen synon zhvillimin dhe pjekurinë e enteve tergtare si dhe kompetenca që garantojnë se Stacioni hapësinor ndërkombëtarë të jetë aktiv sa herë që të jetë e nevojshme./abcnews.al