Lajm i keq për sportin, tenistja seksi tërhiqet në moshën 32 vjeçare

schedule18:56 - 26 Shkurt, 2020

schedule 18:56 - 26 Shkurt, 2020

Maria Sharapova, e cilësuar si një prej tenisteve më seksi të dekadës së fundit, ka vendosur të tërhiqet nga sporti i luajtur. 32 vjeçarja ka fituar 5 trofe Grand Slam dhe për disa vite, ishte tenistja numër një në botë.

Karriera e Sharapovës flet vetë, një sportiste shumë e famshme dhe shumë e suksesshme, një model për t’u ndjekur për shumë vajza që kanë pasion sportin e tenisit.

Vitet e fundit, karriera e tenistes ruse pati disa ulje, pasi u dënua me 15 muaj për shkak të një dopingu të gjetur në sistemin e saj. Ky dënim dhe disa faktorë të tjerë, kanë bërë që 32 vjeçarja të tërhiqet nga tenisi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!