EMRAT / OFL i dërgon formularin 2 “të fortëve”, të dënuar për vrasje dhe narkotikë

schedule13:34 - 26 Shkurt, 2020

schedule 13:34 - 26 Shkurt, 2020

OFL i ka dërguar formularin Astrit Balliut dhe Astrit Kecit. Astrit Balliu është dënuar më parë nga Gjykata e Durrësit për vrasje me paramendim ndërsa Astrit Keci është dënuar nga Gjykata Italiane për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Ata duhet të deklarojnë, se e justifikojnë pasurinë brenda 48 orëve, në të kundërt  pasuritë e tyre do të sekuestrohen.

SPAK më pas do të hetojë nëse pasuria e tyre është krijuar në rrugë të ligjshme.  Gjykata e posaçme do të jetë ajo që do të vendosë për fatin e pasurive të tyre.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

A.B., banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A. K., banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Pisas, Itali, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!