Thierry Henry është lojtari më i madh i historisë së Arsenal dhe 228 golat e shënuar në 376 ndeshjet e zhvilluara me “Topçinjtë” nuk harrohen. Ish-sulmuesi francez ka nisur karrierën e trajnerit dhe sot drejton klubin e Montreal Impact.
Në një prononcim për Canal Plus, Henry, i cili zhvilloi vitet më të bukura të karrirës në Londër, zbulon ëndrrën e tij të madhe dhe ka një premtim për tifozët e shumtë të Arsenalit.
“Ëndërroj të bëhem trajner i Arsenalit. Do e drejtoja atë skuadër deri në ditën e fundit të jetës time. Situata? Ishte e vështirë edhe para largimit të Wenger. Kishte probleme edhe më parë“, deklaron legjenda franceze. /abcnews.al