ISHP: Asnjë i infektuar me koronavirus në Shqipëri, kur duhet ti përdorni maskat

schedule11:10 - 25 Shkurt, 2020

schedule 11:10 - 25 Shkurt, 2020

Eugena Tomini, specialiste e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik në një dalje për mediat pas mbledhjes së Task Forcës, ka informuar të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë udhëtuar në vendet e infektuara dhe që kanë shfaqur simptomat temperaturë, kollë, rrufë, dhe vështirësi në frymëmarrje të njoftojnë numrin 127 të urgjencës kombëtare për të marrë udhëzimet e duhura në momentin e duhur.

Është e rëndësishme për qytetarët të shtojnë masat higjenosanitare, të minimizojmë sa më shumë grumbullimet masive, të përdorin këndin e brrylit në rast tështime. Të minimizojmë prekjen e hundës, gojës apo të syve, të evitojnë ambientet e mbyllura.

“Theksojmë me shumë rëndësi, përdorimi i maskave vetëm në ato raste kur dyshohet se jeni të sëmurë, jeni të vetkarantinuar apo keni kontakte me persona të sëmurë. Nuk rekomandohet përdorimi i maskës në rastet kur nuk jeni të sëmurë apo nuk keni paraprakisht rekomandim mjekësor”.

Në këtë njoftim, zëdhënësja e task-forcës i është përgjigjur edhe disa pyetjeve të gazetarëve.

Pyetje: A është në dijeni Ministria e shëndetësisë për rritjen e çmimit të maskave?

“Tregu farmaceutik është treg privat por sigurisht ministria e shëndetësisë po e monitoron rastin në fjalë, jemi duke vlerësuar kapacitetet e tyre edhe në drejtim të mbajtjes së çmimit në nivele të caktuara por edhe të pasjisjes së tregut farmaceutik me mjetet e duhura”.

“Specifikisht çdo udhëtim i ardhur nga Italia monitorohot sipas rekomandimeve të OBSH. Udhëtarët që kanë udhëtuar nga zonat e infektuara janë monitoruar dhe janë rekomanduar për vetkarantinim. Nëse kemi udhëtarë të zonave të nxehta me burim infeksioni, sic është Lombardia apo veneto, ata udhëtarë nuk dalin nga karantina dhe ju garantojmë që masat e rrepta që janë marrë nga autoritetet italiane janë masa që po ndiqen në ritmicitet”, deklaroi zëdhënësja e task-forcës së shëndetësisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!