Flick: Chelsea ka shumë pika të forta, dua të komplimentoj Frank Lampard

schedule20:16 - 24 Shkurt, 2020

schedule 20:16 - 24 Shkurt, 2020

Trajneri i Bayern Munchen, Hans Flick, foli në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Chelsea në Champions League, aty ku i thuri elozhe kundërshtarit dhe tregoi pikën e tyre më të fortë.

“Presingu i Chelsea? Kjo ishte e dukshme edhe në ndeshjen e tyre kundër Tottenham. Ata do të përpiqen të na largojnë nga ritmi ynë. Do të duhet të rezistojmë.

Kimich: Champions League një ëndërr e madhe, e synojmë që këtë sezon

Më duhet të them një kompliment për Frank Lampard. Ata kanë një ekip të ri dhe një shumë të kujdesur kur luajnë. Ata kundërsulmojnë shpejt dhe kërkojnë të gjuajnë nga çdo pozicion. Janë një ekip që mund t’ju vendosë nën një presion të madh, veçanërisht kur luajnë në shtëpi.

Mezi pres ndeshjen dhe kam qenë në stadium disa herë tashmë. Emocioni është i lartë dhe të gjithë po presim të zbresim në fushë”, tha Flick./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!