Çoçlli nuk duron më dhe largohet, Luftëtari zgjedh trajnerin e ri

schedule15:32 - 24 Shkurt, 2020

schedule 15:32 - 24 Shkurt, 2020

Ndryshime pankine në Superiore. Humbja e fundit në Shkodër i ka dhënë fund durimit të Nikolin Çoçllit dhe ai ka dhënë dorëheqjen nga roli i trajnerit të Luftëtarit. Çoçlli bëhet trajneri i katërt që largohet nga drejtimi i bluzinjve këtë sezon pas Klevis Dalipit, Klodian Duros dhe Giorgios Marantas. Diçka më pak se dy muaj ka qëndruar në pankinën e skuadrës së gurtë 51-vjeçari, i cili i ka dhënë fund kësaj aventure me vetëm dy barazime kundër Kukësit dhe Teutës.

Nuk do të jem më trajner i Luftëtarit. Kam paraqitur dorëheqjen për shkak të rezultateve të fundit“, ka konfirmuar Çoçlli largimin e tij në një prononcim për Panorama Sport dhe klubi jugor ka gjetur menjëherë pasuesin e tij. Ai është Neritan Novi, i cili ka mbuluar rolin e zëvendës trajnerit gjatë këtij sezoni.

Ndeshja e radhës në Superiore është përballë Laçit në shtëpi dhe Novi do të debutojë në stolin e Luftëtarit në përballjen me bardhezinjtë e Cungut. Luftëtari renditet në vend të parafundit me vetëm 13 pikë dhe është 18 pikë larg zonës “play-out”. /abcnews.al