Shkëndija nuk ia doli të fitonte sot në fushën e Sileksit, ndeshje që u mbyll pa gola. Djemtë e Ernest Gjokës nuk patën as fatin me vete, teksa goditën shtyllën dhe traversën në një aksion të vetëm.
Ishte minuta e 85-të e ndeshjes kur kuqezinjtë nga Tetova iu afruan shumë golit të avantazhit. Goditja e parë e kampionëve në fuqi të Maqedonisë së Veriut u ndal në shtyllë, teksa aksioni vijoi dhe Alimi goditi traversën me kokë.
Shkëndija tentoi sërish në po të njëjtin aksion, por gjuajtja e miqve kaloi ngjitur me shtyllën e portës së Sileksit. Dy pikë të lëna për Shkëndijën, që tashmë ndodhet 10 pikë larg Vardarit kryesues. /abcnews.al