Situata për virusin vdekjeprurës Koronavirus, ka krijuar diskutime dhe akuza mes aktorëve politikë në vend. Në një reagim në rrjetet sociale Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, që sipas Bardhit, ka nxjerrë urdhër për të kthyer spitalin e Kavajës në një karantinë.
Bardhi thotë se kjo është një papërgjegjshmëri e qeverisë, pasi zgjedhja e një spitali në një qendër të banuar, për karantinë, është kërcënim serioz për jetën e gjithë banorëve.
Postimi i Plotë:
“Sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.
Kjo është papërgjegjshmëri!
Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Ky është një provokim i rëndë me Kavajën!
I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.
Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë!“, shkruan Bardhi./abcnews.al