Skuadra e Kukësit u mposht në takimin kundër Tiranës me përmbysje 1-2, në stadiumin Air Albania. Sfida u luajt të premten, ndërsa verilindorët kanë reaguar sot sa i takon gjykimit, duke thënë se ka lënë një shije të hidhur dhe ka listuar plot 9 raste për të cilat pretendojnë diçka më shumë.
Reagimi i FK Kukësit:
“Ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës ka lënë një shije të hidhur sa i përket gjykimit. Kryesori Eldorian Hamiti është treguar i kursyer me kartonët për kundërshtarin, teksa te Kukësi është nxjerrë kartoni me rastin e parë. Më poshtë janë disa nga momentet të cilat klubi i Kukësit i sheh si të arsyeshme që duhen shqyrtuar!
Rasti 1: Et’hemi pretendon për penallti, por Hamiti lejon lojën!
Rasti 2: Doka shkakton faull por nuk ndëshkohet me të verdhë!
Rasti 3: Çelhaka shkakton faull por nuk ndëshkohet më të verdhë!
Rasti 4: Shkurtaj shënon gol por anulohet për faull!
Rasti 5: Top i ndalur me gjoks nga Shkurtaj, por akordohet prekje me dorë!
Rasti 6: Gentian Muça shkakton faull por nuk ndëshkohet më të verdhë!
Rasti 7: Batha shkakton faull por nuk ndëshkohet më të verdhë!
Rasti 8: Teqja nuk e prek kundërshtarin, por merr të verdhin e dytë.
Rasti 9: Muça shkakton faull por nuk ndëshkohet më të verdhë!”