Në merkaton e verës priten lëvizje tek Interi. Sulmuesi Lautaro Martinez pritet të largohet nga klubi zikaltër. Në mediat spanjolle e konsiderojnë të mbyllur kalimin e tij te Barcelona dhe prandaj drejtuesit e Interit po punojnë për të gjetur një zëvendësues të denjë për argjentinasin.
Emri më i përfolur deri tani për sulmin e Interit është kapiteni i Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang. Sulmuesi nga Gaboni shikohet si njeriu i duhur për Interin dhe mund të formojë një dyshe të fortë së bashku me Lukakun. Gjithashtu, ai është një nga të preferuarit e Contes dhe shikohet si objektivi kryesor.
Nga ana tjetër Aubameyang kërkoi largimin nga “Topçinjtë” e Londrës. Forma jo e mirë që po kalon Arsenali apo dhe mungesa në Champions League janë disa nga arsyet se përse ai kërkoi largimin. Me shumë mundësi sezonin tjetër do ta shikojmë sulmuesin në Seria A. /abcnews.al