Eden Hazard shqetëson spanjollët e Real Madrid. Sulmuesi i rikthye të luante, por në takimin e djeshëm me Levante ai është dëmtuar sërish, madje mori një goditje pikërisht në gjurin e djathtë, që e kishte lënë më parë tre muaj jashtë fushave të blerta.
Belgu dje doli nga loja në minutën e 67-të, ndërkohë që u pa që mjekët i vendosën menjëherë akull. Trajneri Zinedine Zidane e pranoi pas ndeshjes se për Hazard gjendja nuk ishte e mirë. Një lajm i keq për teknikun francez, që do të duhet të bëjë pa sulmuesin belg në dy nga ndeshjet më të rëndësishme, që luhen në një hark të shkurtër kohor.
Kështu, Hazard në mesjavë nuk mund të luajë në Champions League kundër Manchester City. Në Spanjë janë të sigurt që sulmuesi s’do të jetë i gatshëm as për takimin e fundjavës me Barcelonën. /abcnews.al