Gjendja shëndetsore e punonjësve të uzinës së naftës të cilët ndodhet prej ditësh në grevë urie vijon të rëndohet. Tre prej tyre përfunduan në spital të shtunën, por thanë se do të kthehen sërish aty deri në fund për pagat dhe rinisjen e punës.
Ndërkohë shtyrja për të martën e premtimit për tre pagat, i ka bërë ata edhe më shumë mosbesues përballë qeverisë dhe kompanisë.
Gazetarja e ABC News Valbona Davidhi nga Ballshi raporton se marshimi i naftëtarëve ka përfunduar dhe pjesmarrja ka qenë masive. Në këtë marshim përkrah naftëtarëve të Ballshit kanë qenë qytetarët, përfaqësues të shoqëria civile dhe një përfaqësi nga minatorët e Bulqizës.
Në orën 10 të kësaj të diele, naftëtarët së bashku me familjarët e tyre kane zhvilluar një marshim paqësor drejt qendrës së qytetit, burime për ABC News bëjnë me dije se marshimit pritet që ti bashkohen edhe 10 përfaqesues të minatorëvetë Bulqizës.
Kryetari i sindikatës se minatorëve, Elton Debreshi është shprehur se do të jenë në krahë të grevistëve në Ballsh.
“Janë dy industri te medha si nafta dhe kromi. Mënyra e vetmje për të zgjidhur situatën është të bashkohemi, bashkimi bën fuqinë. Ka kaq vite që minatoret nuk kanë marrë një status. Probleme të mëdha shëndetësore. Edhe këtu është situatë e vështirë. Të krijojmë sindikata të reja që të mbështesin punëtoret për të bërë diçka të hajrit”, tha Debreshi./abcnewas.al