VIDEO/ “E shikoni, nuk është penallti! Arbitri më tha diçka të çuditshme”

schedule09:20 - 23 Shkurt, 2020

schedule 09:20 - 23 Shkurt, 2020

Paolo Maldini është shfaqur i irrituar me arbitrin e ndeshjen, pas barazimit mes Milanit dhe Fiorentinës. Legjenda kuqezi, i cili është pjesë e strukturave drejtuese të klubit italian, fillimisht tha: “Fatkeqësisht morëm vetëm një pikë, në një ndeshje që e kishim nën kontroll dhe luajtëm më mirë se Fiorentina”. Më pas kaloi te tema e gjykimit dhe penalltia që u dha kundër Milanit, për një ndërhyrje të kapitenit Romagnoli.

“Është pak irrituese, pasi në këtë rast arbitri nuk përdori VAR. Isha më i qartë dy vite më parë, nëse një rast ishte apo jo penallti. Nëse kjo është penallti, atëherë nuk e di se çfarë po ndodh ditët e sotme në futboll. Na thanë që prekja e topit duhet të jetë vendimtare, gjë që sinqerisht nuk e kam dëgjuar kurrë më parë.

Ose VAR duhet të thjeshtohet, ose të sqarohet, pasi mos thirrja e tij na dëmton të gjithëve. Ka zgjidhur shumë gjëra, por përdorimi i tij duhet të bëhet ndryshe. Kishim golin e Ibrahimovic, ata shkuan ta shohin dhe e anuluan. Edhe në faullin e Dalbert shkuan ta shihnin dhe e ndëshkuan me karton të kuq. Nuk e kuptoj pse herën e tretë nuk shkoi ta shihte, pasi ishte një episod i rëndësishëm.

Gjykimi se prekja nuk është e mjaftueshme është e ndërlikuar. Nuk mendoj se është e lehët për një gjyqtar të kuptojë kur një prekje është e lehtë. Unë kurrë nuk kam parë një penallti si kjo. Ju e shihni që nuk është penallti. Arbitri duhet të shkonte ta shikonte dhe t’i shpenzonte 30 sekonda për ta riparë përsëri, pasi ai episod ndryshoi lojën dhe rezultatin”, është shprehur Maldini për DAZN. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!