Kandidati për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara nga radhët e partisë demokratike, Bernie Sanders, e ka përforcuar edhe më shumë statusin e udhëheqësit në garën brenda partisë pas rezultatit shumë pozitiv në Nevada.
Sanders pritet që të jetë dhe fituesi i zgjedhjeve partiake në këtë shtet. Sipas rezultateve të para, Sanders do të shënojë fitore bindëse me epërsi të lartë ndaj kandidatëve të tjerë. Mediat amerikane shkruajnë se pas numërimit të 50 për qind të kutive të votimit në Nevada, Bernie Sanders i ka marrë 47 për qind të votave, ndërsa Joe Biden ndodhet në vendin e dytë me vetëm 19 për qind.
Ndërkohë në vendin e tretë ndodhet kandidati homoseksual, Pete Buttigieg, me 15 për qind të votave, kurse në vendin e katër Elizabeth Ëarren me vetëm 10 për qind./abcnews.al