Dy shoferë të dehur kanë përfunduar në prangat e policisë dhe mbi 22 leje drejtimi janë pezulluar nga policia rrugore në vijim të kontrolleve në disa pika në kryeqytet.
Përmes një postimi në facebook, policia bën me dije se ka evidentuar shumë raste kur drejtues mjetesh abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikuar veten dhe të tjerët, me shpejtësi që variojnë nga 141 km/h – 175 km/h, e mjaftueshme për të shkaktuar tragjedi në rrugë, në rast aksidenti rrugor.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/177291757051148/
Postimi i plotë:
Shpejtësia, alkooli, manovrat e rrezikshme në rrugë, mos rregullimi i shpejtësisë mbeten sfidat e rrugorëve të kryeqytetit përgjatë fundjavës.
Edhe sot si çdo fundjave tjetër, kanë vijuar kontrollet parandaluese me shërbime të shtuara, me radar dhe drager në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane me risk për ngjarje rrugore.
Nga konstatimet, evidentohen akoma drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikuar veten dhe të tjerët, me shpejtësi që variojnë nga 141 km/h – 175 km/h, e mjaftueshme për të shkaktuar tragjedi? në rrugë, në rast aksidenti rrugor.
Nga verifikimet ne terren, deri në këto momente janë pezulluar 16 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, 6 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe 2 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Ndërkohë kontrollet po vijojnë në zona dhe rrugë të ndryshme të kryeqytetit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë, me efektivë të uniformuar dhe civilë duke përdorur të gjitha pajisjet speciale të nevojshme në funksion të dokumentimit ? dhe verifikimit??♀ të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që bëhen shkak për ngjarje rrugore.
? dhe ✍në adresë të komisariatit dixhital, në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje që cenon sigurinë rrugore.
# BashkëBëjmëMëShumë?
# MjsioniJoneSiguriaJuaj??♀
# VlerësoJetënMëShumë?”./abcnews.al