Anëtari demokrat i nënkomisionit, që përzgjodhi me short emrat e listave për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë , Oerd Bylykbashi, ka denoncuar votimin e djeshëm në parlament sit ë pavlefshëm, kjo për shkak të mungesës së kuorumit prej 2/3 në momentin e votimit të aktit që kërkon pikërisht këtë shumicë për miratim.
Oerd Bylykbashi: “Votimi i djeshëm ishte nul për një fakt të thjeshtë kushtetues”.
Anëtari demorkat i nënkomisionit që në raundine tretë prodhoi këtë listë i referohet nenit 38 të kushtetutës.
Oerd Bylykbashi: “ Kuvendi vendos me shumicën e thjeshtë, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon shumicë të cilësuar”.
94 ishin votat e nevojshme për miratimin e listës, pra një shumicë e cilësuar prej 2/3-tave të parlamentit.
Oerd Bylykbashi: “Bazuar në jurisprudencë, kuorumi duhet të jetë sa shumica e nevojshme për miratimin e një akti të caktuar”.
Oerd Bylykbashi i referohet vendimit 29/2009 të Gjykatës Kushtetuese, e cila në vendimin e saj interpreton se…
“Numri i anëtarëve të pranishëm verifikohet për efekt të vlefshëmrisë së vendimit dhe për të llogaritur rezultatin përfundimtar .”
Për këtë arsye…
Oerd Bylykbashi: “Lista është nul ndaj nuk hyn në fuqi dispozita automatike”.
Bëhet fjalë për pikën 16 të nenit 35 të ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, i cili përcakton se lista miratohet automatikisht pas dështimit në raundin tre të arritjes së 94 votave në parlament.
Oerd Bylykbashi: “Nëse do të konstituoej edhe vendimmarrja do ishte nul me këta anëtarë”.
Mungesën e pranisë së opozitës në sallë, e për rrjedhojë mos arritjen e kuorumit prej 94 deputetësh, të nevojshme sipas tyre për hedhjen në votim të listave, Oerd Bylykbashi e ilustron me statistikë.
Lista me pesë antarët jo gjyqtarë dhe pesë anëtarët jo prokuror të dy Këshillave të Lartë përbën më pak se gjysmën e trupës prej 11 anëtarësh të këtyre dy organeve të reja të drejtësisë.
/abcnews.al