Presidenti është duke përgatitur dosjen e dytë për në prokurorinë e Posaçme anti-korrupsion. Pas Ardian Dvoranit të KED-së, në SPAK prej Presidentit do të shkojë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që Meta thotë se ka bërë jo vetëm një shkelje të rëndë por një faksifikim me urdhrin e saj për botimin në Fletoren Zyrtare të një vendimi të KED-së.
“Të gjithë qytetarët shqiptarë dhe partneritetet ndërkombëtare u njohën dje me veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit flagrant të kryera nga institucioni i Ministrit të Drejtësisë lidhur me KED. Provat do ia dorëzojmë SPAK-ut, ku rezulton se është përfshirë drejtpërdrejtë ministrja Etilda Gjonaj, por dhe funksionarë të lartë të këtij institucioni, në varësi të saj, në llogari të skenarit mafioz të kapjes së Gjykatës Kushtetuese”, tha Meta.
Përgjigja e Etilda Gjonajt ndaj Presidentit nuk vonoi shumë. Pak minuta pas ai mbyllu konferencën e radhës, Gjonaj përmes Tëitterit iu drejtua kështu Presidentit:
“E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallëzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre”, shkruan ajo.
Kallëzimi penal është vetëm një hap që do të hedh Presidenti për ministren që e konsideron pjesë të grushtit të shtetit. Brenda dy ditëve në vijim, Presidenti pret dorëhqejen e saj.
“Ajo e ka humbur besimin e Presidentit dhe do mirëprisja brenda ditës së hënë dorëheqjen e saj dhe përballjen me ligjin si ish-ministre”.
Ministrja Gjonaj shprehet e gatshme të përgjigjet para drejjtësisë, por jo të japë dorëheqje.
“Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër”, tha Gjonaj.
Që prej nëntorit, kur nisi përplasja qeveri-Presidencë, ministrja e Drejëtsisë është e para zyrtare e qeverisë ndaj së cilës do të bëhet kallzim, ndërkohë që në vijim Presidenca ka paralajmëruar publikimin e të tjera provave./abxnews.al