Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të dokumenteve nga presidenti Ilir Meta, për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese janë dëshmi e rëndë e kapjes minstruoze sipas tij të shtetit.
Vasili përmes një postimi në rrjetin socail Facebook, ironizon edhe SPAK-un, duke nënvizuar se pret të arrestojnë ndonjë fshatar për mur pa leje.
Ndër të tjera nënkryetari i LSI-së ka thënë se horrave ne parlament e ministri të drejtësisë, që e shndërruan shtetin në mafie ju bëjnë fresk dhe u fërkojnë kurrizin.
https://www.facebook.com/petritvasil/posts/2293474930952326
Postimi i plotë:
Fakte monstruoze, qe ulërijnë për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese nga rilindja!(Dokumente)
Dokumentet e publikuara nga presidenti janë nje deshmi shume e rende e kapjes monstruoze te shtetit si kurre ndonjehere ne keto tridhjete vite pluralizem.
Ku eshte prokuroria dhe policia???
Ku jane fshehur?
Ku eshte SPAK?
Apo po kerkon se ku do ta degdise dosjen.
Apo presin urdhrat e Edi Rames.
Apo po kerkojne ndonje fshatar ta arrestojne se ka bere ndonje mur pa leje dhe ta japin ne 20 televizione dhe 200 portale sikur zune armikun e shekullit.
Ndersa horrave ne parlament e ministri te drejtesise, qe e shnderruan shtetin ne mafie ju bejne fresk dhe u ferkojne kurrizin.
Ku eshte pra reforma ne drejtesi???
Turp.
Shihini provat ulëritëse (dokumente) te rrembimit te shtetit nga banditet e qeverise./abcnews.al