Humbja në shtëpi përballë Manchester United ka komplikuar objektivin Champions League të Chelsea, por ky nuk është lajmi i vetëm negativ. Një ndër lojtarët më të mirë të “Bluve të Londrës”, N’Golo Kante u dëmtua dhe do të mungojë disa ndeshje.
Mesfushori francez ndjeu shqetësime dhe do të qëndrojë pushim rreth tre javë. 28-vjeçari do të humbasë dy ndeshjet e radhës në kampionat, duelin e parë kundër Bayern Munchen në Champions League dhe përballjen me Liverpool në FA Cup.
Një goditje e madhe për trajnerin Lampard, i cili humbet yllin e mesfushës në momentin me deciziv të sezonit. Objektivi i Kante është të jetë i pranishëm në ndeshjen e kampionatit kundër Evertonit të Ancelottit, që zhvillohet me datë 8 mars. /abcnews.al