Teliti: Arkës së Shtetit i mungojnë 260 milion USD, aq sa grantet që na dha BE

schedule13:43 - 20 Shkurt, 2020

schedule 13:43 - 20 Shkurt, 2020

Dorjan Teliti i PD-së shprehet se arkës së shtetit i mungojnë 260 milion dollarë, aq sa janë grantet e ofruara nga Konferenca e Donatorëve.

Sipas tij, për shkak se kemi një qeveri të korruptuar dhe të paaftë 260 milion dollarët e muguara në buxhetin e vitit 2019 duhet të shkonin për rritje pagash e pensionesh.

”Edi Rama ka dështuar plotësisht me ekonominë. Në fund të qeverisjes së tij kundër interesit publik, ai e ka thelluar gropën e vjedhjes, plaçkitjes dhe skamjes për qytetarët. As të dhënat zyrtare të sapopublikuara nuk e fshehin dot këtë.

Për vitin 2019 mungojnë 260 milionë dollarë në arkën e shtetit. 190 milionë prej tyre mungojnë në dogana dhe tatime, treguesi më i qartë se korrupsioni dhe evazioni fiskal janë në nivele skandaloze.

260 milionë dollarë që i mungojnë arkës së shtetit nga vjedhja e qeverisë së Edi Ramës në çdo qelizë së saj, janë një shumë e përafërt me grantet e ofruara në Konferencën e Donatorëve.

Korrupsioni dhe paaftësia janë arsyeja pse këto 260 milion dollarë nuk mblidhen dot dhe në vend që të shkojnë për rritje pagash, për rritje pensionesh, për shërbim më të mirë shëndetësor dhe shkolla më të mira, gllabërohen nga pushtetarë grabitqarë.

Këta që na vjedhin me një dorë 260 milionë dollar janë banda më e rrezikshme e KÇK-së”- shkruan Teliti në facebook. /abcnews.al