Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Autori i masakrës në Gjermani la edhe një video: Në banesë vrau nënën dhe veten

schedule12:11 - 20 Shkurt, 2020

schedule 12:11 - 20 Shkurt, 2020

Ky është agresori që u mori jetën 11 personave në Gjermani dhe plagosi 5 të tjerë. Masakra ndodhi mbrëmjen e kaluar në dy lokale nate në qytetin e Hanaut, pranë Frankurtit ka tronditur Gjermaninë.

Autori një shtetas gjerman, pas skenarit të tmerrshem vrau veten. Sipas autoriteteve vendase dyshohet se autori i identifikuar si Tobias R. Ishte ekstermist i djathtë.

Pas sulmit, ekipet gjermane të operacioneve speciale bastisën shtëpinë e Tobias R. Trupi i një personi tjetër u gjet me Tobias R në shtëpi dhe rezultoi se viktima tjetër ishte nëna e autorit. Mësohet se sulmuesi ekzekutoi nënën e tij para se të bënte vetëvrasje.

Ndërkaq, rezulton se gjermani Tobias R. e kreu sulmin për një motiv racist, urrejtjen ndaj të huajve, me shenjestër turqit dhe kurdët. Është mësuar se Tobias R. është ekstremist i krahut të djathtë dhe, ka një certifikatë gjuetie dhe ka lënë një video me një letër.

“Disa kombe duhet të shkatërrohen dhe të mos u jepen pasaportat gjermane,” thuhet në letrën e shkruar nga autori.

Po ashtu autoi ka realizuar edhe një video në banesën e tij. “Ky është mesazhi im personal për të gjithë amerikanët, vendi juaj është nën kontrollin e shoqërive të padukshme sekrete. Ata përdorin metoda të panjohura dhe me qëllim të keq si kontrolli i mendjes dhe një sistem modern i skllavërisë. Është detyra juaj si qytetarë amerikanë t’i jepni fund këtij makthi. Luftoni tani”, thuhet në video-mesazhin e realizuar nga autori i sulmit.

Ndërsa shtypi dhe ekspertët gjermanë që vlerësuan videon deklaruan se sulmuesi foli me shumë qetësi në video dhe anglishtja e tij ishte e rrjedhshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!