Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar sot naftëtarët e Ballshit, të cilët prej katër ditësh vijojnë të jenë në grevë urie.
Në kuadër të fushatës “Po të dëgjoj”, Basha është zotuar para grevistëve se do bëjë gjithçka. Sipas Bashës, naftëtarët të cilët kërkojnë pagat e parpambetura janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria.
“Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.
Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do t’i zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush.
#PoTëDëgjoj”, shkruan Basha.

/abcnews.al

