RB Leipzig arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme kundër Tottenham në Champions League. Gjermanët fituan falë golit të Werner dhe tashmë avantazhin e golit në fushën kundërshtare në ndeshjen e kthimit. Gjatë takimit të djeshëm, ra në sy diçka e çuditshme te lojtarët gjermanë.
Bëhet fjalë për fanellat që kishin veshur lojtarët titullarë. Disa lojtarë e kishin fanellën me sponsorin në ngjyrë të verdhë, ndërsa disa me ngjyrë të bardhë. E gjithë ngatërresa ka ndodhur për faj të një prej anëtarëve të Leipzig.
“Në rrugën drejt hotelit, unë nuk isha në autobus. Ndaj dhe ka ndodhur ky ngatërrim. Mos u shqetësoni, pasi në ndeshjen e kthimit ne do të paraqitemi me fanellat e duhura”, tregon trajner i gjermanëve pas ndeshjes. Mesa duket fanellat e ndryshme i dhanë fat Leipzig dhe ndoshta pse jo ta bëjnë të njëjtën gjë dhe në ndeshjen e dytë. /abcnews.al