Është mbyllur takimi mes Tottenham Hotspur dhe Leipzig, me fitoren e miqve 0-1. Sfida ishte shumë e luftuar dhe me raste të shumta në të dyja portat. Megjithatë, rrjetat nuk u prekën në pjesën e parë.
Në të dytën, Tottenham shtyu më para në kërkim të golit në fushën e tyre, por krijuan disa hapësira në prapavijë, çka u shfrytëzuan nga sulmi i gjermanëve. Laimer arrin të fitojë një penallti në minutën e 57-të, pas një ndërhyrje të Ben Davies.
VIDEO | Një penallti pllakos heshtjen në Londër, Timo Werner nuk fal!
Për të ekzekutuar penalltinë, mendon bomberi kryesor i skuadrës, Timo Werner, i cili gjuan saktë dhe arrin të mposhtë kapitenin Lloris. Leipzig nuk e kishte të vështirë më pas të ruante këtë rezultat, pasi Tottenham edhe pse krijoi shumë, vuajti mungesat e Harry Kane dhe Heung-min Son./abcnews.al
Champions League
Tottenham – Leipzig 0-1
Werner (p) 58′