Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar sot qëndrimin e Komitetit të Helsinkit lidhur me ndryshimet ligjore për betimin e gjyqtarëve për në Gjykatën Kushtetuese duke anashkaluar Presidentin.
Në një letër drejtuar kryetarit të Komisionit të Ligjeve, dhe Kuvendit Komiteti i Helsinkit shpreh se betimi i gjyqtarëve nuk mund të behet me shkrim. Po ashtu KH thotë se atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, s’mund t’ja japë një tjetri.
Postimi i Vasilit:
Mirenjohje per qendrimin dinjitoz te Komitetit te Helsinkit ne mbrojtje te Kushtetutes!!
Komiteti i Helsinkit me kthjelltesi profesionale te larte dhe me vetedije kushtetuese dinjitoze ka formuluar qendrimet e tij per tentativen puçiste te rilindjes per te ndryshuar ” Ligjin e Gjykates Kushtetuese”.
Ky ndryshim i rilindjes behej per te per te hequr betimin te presidenti te Gjykatesve Kushtetues duke shkelur turpshem e dhunshem Kushtetuten dhe duke i vene shkelmin Reformes ne Drejtesi.
Komiteti i Helsinkit i ve vulen se:
1.S’ka ligj qe te dale mbi Kushtetuten.
2.Ligji ishte nje puç i pakonsultuar me askend.
3.S’ka asnje shans qe ligji te kete fuqi prapavepruese
4.Ligjet e miratuara si pjese e Reformes ne Drejtesi nuk mund te behen prone e puçisteve te rilindjes.
5.Akti i betimit nuk eshte aspak nje akt formal, por nje moment kyç ne certifikimin e integritetit te personave qe marrin funksione kushtetuese
6.Roli i presidentit eshte kyç dhe pazevendesueshem ne ekulibrat e shtetit,ne unitetin e shqiptareve dhe ne integritetin e i institucioneve kushtetuese.
/abcnews.al