20 vjeçarja mohon akuzat: Nuk e dija që Astriti vazhdonte me vesin e vjetër

schedule15:29 - 19 Shkurt, 2020

schedule 15:29 - 19 Shkurt, 2020

Mikesha e grabitësit të Durrësit nuk e pranon bashkëfajësine me të. Në deklarimet e dhëna para grupit hetimor 20 – vjeçarja ka sqaruar se nuk e ka ndihmuar Astritin që të fshihej.

“Jemi njohur në “Facebook”. Më ka treguar për të kaluarë e tij dhe i kisha kërkuar që të hiqte dorë, por më pas pranova të lidhesha me të sepse e doja”, u shpreh ajo.

Adela ka rrëfyer si e ka perjetuar  momentin kur miku i saj Astrit Thaçi është arrestuar nga policia  në një lokal në zonën e ish-Kombinatit.

“Nuk mendoja që Astriti po vijonte me vesin e vjetër, por sa herë që vonohej e se takoja e prisja me ankth se mos kishte bërë diçka. Dje (dmth me datë 14 se me 15 është arrestuar) nuk e kam takuar. Madje as nuk kam biseduar me të as në telefon. Sot (me datë 15 kur u arrestua) kur erdhi të më takonte mendova se do te me sillte një dhuratë për Shën Valentin. Në fakt une po prisja një unazë”, tregoi 20-vEjeçarja.                                                                      

27 vjeçari akuzohet për kryerjen e 8 grabitjeve, brenda një jave në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.  “Abc News” publikoi disa ditë më parë videon e grabitjes së një argjendari të shtunën e kaluar në Elbasan. Astrit Thaçi akuzohet për veprat penale “Vjedhja me armë, e mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë me dashje”, Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”. /abcnews.al