Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka paralajmëruar Atleticon se për çfarë i pret ata në ndeshjen e kthimit. Gjermani pranon humbjen, por beson shumë në sfidën tjetër. Të besuarit e Simeones fituan me rezultatin 1-0, ku vendosi goli i Saul që në minutën e katërt të takimit.
“Të luash ndeshje të tilla na shërbejnë shumë ne, pasi mësojmë nga gabimet. Atmosfera që krijuan tifozët të shpërqendron pak, madje ata mund të shënonin dhe golin e dytë. Ne humbëm 1-0, por nuk jemi dorëzuar. Kemi tre javë kohë për të përgatitur ndeshjen e kthimit, ku do të jetë një tjetër histori”, deklaron Klopp pas sfidës.
“Ndeshja e dytë do të zhvillohet në stadiumin tonë dhe ky është avantazhi jonë. Sonte pashë shumë fytyra të lumtura tek Atletico. E kuptoj pasi fituan një ndeshje të madhe, por jemi ende në lojë. Për sa kohë do të kemi 11 lojtarë që do të veshin fanellën e Liverpool, ne do ta provojmë me gjithë forcat tona. Për të gjithë tifozët e Atleticos që do të vijnë në ndeshjen e kthimit, mirë se të vijnë në “Anfield”, mbyll gjermani. /abcnews.al