Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ Emrat dhe mosha: Kush janë viktimat e tragjedisë së pesëfishtë në Gjilan

schedule15:17 - 18 Shkurt, 2020

schedule 15:17 - 18 Shkurt, 2020

Prokuroria i ka të qarta tashmë rrethanat e tragjedisë me pesë viktima ditën e sotme në Gjilan, ku vajza vrau me armë katër famijarët e saj dhe në fund veten.

Vajdete Bllaca 45 vjeçe qëlloi me armë prindërit e saj Zeqir dhe Hanife Bllaca, 70 dhe 66 vjeçe si edhe vëllezërit Blerim dhe Fisnik Bllaca, respektivisht 33 dhe 34 vjeç.

Autorja e krimit, Valdete Bllaca

Në fund, ajo qëlloi edhe ndaj vetes duke e çuar numrin e viktimave në pesë, shkruan abcnews.al.



Valdete Bllaca ishte punonjëse e policisë në Gjilan, por pas problemeve mendore ajo u largua nga uniforma duke i dhënë një detyrë civile.

Blerim Bllaca

Kjo detyrë bën që punonjësi të mos ketë armë shërbimi, ndërsa policia nuk e ka të qartë ende se ku e ka gjetur Valdete Bllaca pistoletën me të cilën vrau familjen. /abcnews.al

Fisnik Bllaca

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!