Prokuroria mbylli hetimet brenda 2 muajsh e gjysmë dhe dërgoi dosjen “Kajmaku” në gjykatë.
Në Gjykatën Penale të Tiranës është zhvilluar sot seanca paraprake, ku ish-kreu i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku u përfaqësua nga avokati Isuf Shehu.
Sakaq prokurori Kol Hysenaj paraqiti të gjitha provat që ka në ngarkim të ish-kreut të bashkisë së Vorës. Sipas prokurorit, ditën kur është shkarkuar më 1 nëntor, Agim Kajmaku ka firmusor plot 54 urdhëra dhe vendime.
Gjyqtarja Vjollca Spahiu pranoi dosjen dhe vendosi që të vazhdojë gjykimi. Agim Kajmaku sakaq është zhdukur pa gjurmë, duke iu fshehur drejtësisë.
Kujtojmë se pas denoncimit të PD, KQZ-ja shkarkoi nga detyra Agim Kajmakun pasi nuk kishte deklaruar ne formular ndjekjen penale ne shtetin grek.
Para largimit nga zyra e kryebashkiakut, Kajmaku shkarkoi nga detyra dy nënkryetarët e bashkisë, duke futur në ngerç institucionin. Ndaj tij u caktua masa e sigurise arrest me burg në mungesë. Kajmaku nuk është dorëzuar në polici, ndaj hetimet kanë vazhduar ne mungesë. /abcnews.al