Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjilan, nga e cila nga të dhënat paraprake mësohet se kanë mbetur pesë të vdekur.
Policia e Kosovës bën me dije se vajza police ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e saj duke qëlluar në fund edhe ndaj vetes.
Kështu, numri i viktimave ka shkuar në pesë në Gjilan duke shënuar një ndër tragjeditë më të mëdha të viteve të fundit në këtë qytet.
Lexo edhe: Tronditëse, vajza shuan familjen: Vrau prindërit, dy vëllezërit pastaj veten
Policen e kanë larguar fillimisht nga policia pasi kishte probleme psiqike, por më pas ajo është rimarrë në punë duke i dhënë një detyrë civile. Me këtë detyrë ajo nuk ka të drejtë të mbajë armë, ndërsa mbetet ende e paqartë se ku e ka gjetur pistoletën me të cilën shoi familjen.
Sëfundmi kanë dalë pamje nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e rëndë, në të cilën gjenden një numër i madh policësh, të cilët po bëjnë këqyrjen e shtëpisë ku ka ndodhur krimi.
Komunikata e policisë:
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.
Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë. /abcnews.al