Termeti shkatërroi shkollën, nxënësit zhvillojnë mësimin në qendër shëndetësore

schedule13:43 - 18 Shkurt, 2020

schedule 13:43 - 18 Shkurt, 2020

Këto ambiente nuk shërbejnë vetëm për pacientët por ato janë kthyer në klasa për të zhvilluar mësim. Pas dëmtimit nga tërmeti i 26 të shkollës së fshatit Nojë në Malësinë e Krujës nxënësit prej më shumë se dy muaj janë transferuar për të kryer mësim në qendrën shëndëtësore të fshatit.

Kushtet siç duken dhe nga pamjet nuk janë aspak të përshtatëshme. Ambientet e kthyera në klasa janë të vogla, mungojnë laboratorët dhe shumë materjale të nevojshme për mësimdhënien.

“Të jetë ambienti më i madh dhe më i ngrohtë”, thotë një nxënëse.

Ndërsa më të vegjlit nga i ftohti po sëmuren.

Suvatë, dyert dhe dritaret e kësaj qëndre shëndetësore janë të amortizuara dhe për pasojë ambiente janë të rrezikshme që fëmijët të qëndrojnë për kohë të gjatë. Ndërkohë që ende nuk është marrë ndonjë vendim nga pushteti vendor për fati e shkollën të dëmtuar nga tërmeti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!