Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar zonën e plazhit në Durrës ku ishte edhe vendi që u dëmtua më shumë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Pritet që faza 1 e rindërtimit të mundësojë rikthimin e të prekurve nga tërmeti në 1859 apartamente deri në fund të marsit.
Gjatë fjalës së tij Rama nuk ngurroi të përsëriste edhe njëherë se punë ka por nuk ka profesionistë: “se kur duhet punë jo të gjithë janë të gatshëm, ndaj kanë ardhur punëtorë nga jashtë”
Një prej punonjësve u shpreh se mungon fuqia punëtore, ndërsa Kryeministri tha se do ti marrin nga jashtë punëtortet.
Rama: “S’ka punë po hajde pra puno këtu, çfarë pune don të bësh, doganier. Edhe pak ditë do të shpallim procedurën ndërkombëtare për banesat individuale gjithashtu do të vazhdojmë edhe me godinat. Kush do nga këta juristët që rrinë këtu të vijë të punojë. /abcnews.al