OFL nis verifikimin e pasurisë për vëllezërit vlonjat, të dënuar në Itali për trafik droge

schedule17:01 - 17 Shkurt, 2020

schedule 17:01 - 17 Shkurt, 2020

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar që të deklarojnë pasuritë dy vëllezërve vlonjat të dënuar në Itali për trafik droge. Altin dhe Mikel Çuçaj rezultojnë të dënuar nga Gjykata e Torinos në Itali për trafik droge me nga 14 vite burg.

Sipas burimeve, vëllezërit kanë disa pasuri të paluajtshme në zonën e Radhimës në Vlorë, të cilat duhet t’i justifikojnë ose ndryshe do t’u sekuestrohen. Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar me herët formularin për deklarimin e pasurisë edhe kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

Dosja e Lul Berishës ka mbërritur në Prorkurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimt të organizuar. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se sekuestro do të kërkohet vetëm për makinën e kreut të bandës së Durrësit, i cili i shpëtoi burgimit të përjetshëm pasu u lirua me kusht nga Gjykata.

Në deklarimin e tij të pasurisë të siguruar nga “ABC News” ka rezultuar se drejtuesi i bandës së Durrësit ka pasuri, një bar kafe me qira dhe një kompani për nënproduktet e naftës, ku Berisha zotëron 40 përqind të aksioneve.

Një tjetër subjekt i Operacionit Forca e Ligjit ka qenë edhe Pajtim Serjani, i njohur si mik i Emiljano Shullazit.

Avokati i tij, Kujtim Ibrajshprehet se Serjani i është nënshtruar ligjit të Anti Mafias për hetim të pasurisë dhe gjatë hetimit nuk ka pasur probleme në lidhje me ligjshmërinë e pasurisë. Oficerët e Olf i kërkuan Serjanit justifikim të pasurisë për shkak se rezulton i dënuar për: “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë dhe njihet për miqësinë me Emiljano Shullazin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!