Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konferenca e Donatoreve, Rama: Në 2019 kaluam dy termete, njëri politik

schedule15:32 - 17 Shkurt, 2020

schedule 15:32 - 17 Shkurt, 2020

Kryeministri Edi Rama teksa kërkonte fonde në Konferencën e Donatorëve foli edhe për vendin e KE për mos’hapjen e negociatave, duke e quajtur termet politik. “viti 2019 solli dy ditë të këqija për vendin tim, le të shënojë 2020 një vit rindërtimi, solidaritet e shprese”, tha Rama.

Pjesë nga deklarata e tij për negociatat:

“Për vendin tonë tërmeti politik në tetor u ndje si mallkimi i shoqërisë që na godiste edhe një herë. Zgjerimi është një nga çështjet që keni në diskutim në familjen e BE, është i vështirë dhe jo gjithmonë nuk janë kohët më të lehta për të jetuar në union, por për ne që kemi bërë kaq shumë për t’u bërë pjesë, mohimi i kësaj lëvizje ishte goditje e madhe, u goditëm sikur na ishte marrë fryma. Ndjemë dhimbjen, poshtërimin, ju lutem vlerësoni thellësinë e këtyre ndjenjave. Bëmë gjithçka mundëm dhe na u kërkua, e përsëri përgjigjja ishte jo. Dy goditje të forta, dhe ende qëndrojmë për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë. Jam i inkurajuar nga metodologjia e re, e propozimit të Francës për diskutim, dhe gjithashtu edhe reagimin e komisionit për të bërë më të mirën në Bruksel dhe në vend. /abcnews.al

 

“Ju lutem na ndihmoni”, Rama: Dëmet nga termeti 6.4 përqind e GDP, nuk e përballojmë dot

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!