VIDEO | Tre fitore në tre ndeshje, Shqipëri U-16 e femrave mund Malin e Zi

schedule20:38 - 16 Shkurt, 2020

schedule 20:38 - 16 Shkurt, 2020

SHQIPERIA E FEMRAVE U16 FITON 5-2 NDAJ MALIT TE ZI. VAJZAT E TRAJNERIT KOLA, TRE SUKSESE NE TRE NDESHJE

Shqipëria U16 për femra e mbylli me fitore aktivitetin e UEFA-s të zhvilluar në “Arenën Air Albania”. Vajzat e trajnerit Agustin Kola arritën edhe suksesin e tretë, 5-2 ndaj Malit të Zi.

Turneu europian u mbyll më së miri. Tri ndeshje dhe tri fitore për vajzat e kombëtares U16, të drejtuar nga trajneri Agustin Kola, që e mbyllën më së miri në “Arenën Air Albania” ndaj Malit të Zi.

Fqinj verior u mposht me shifrat 5-2, dhe padyshim me dominim në lojë, ndërsa femrat shqiptare e treguan veten edhe pas dy sukseseve të para. Më herët, Shqipëria U16 e femrave mundi 3-1 Lituaninë dhe po 3-1 Gjeorgjinë, me të gjitha sfidat të luajtura në stadiumin e ri të Tiranës, një lloj shpërblimi I UEFA-s për ndërtimin e tij.

Skuadra e Agustin Kolës mori pjesë në atë që quhet Turneu I Zhvillimit, I organizuar nga UEFA. Ish-legjenda e sulmit të Tiranës e tregoi veten një drejtues të mirë për vajzat adoleshente që normalisht janë 15 vjeç.

Ndeshjet e skuadrave të tjera u luajtën në stadiumin “Elbasan Arena”, dhe në përfundim, Shqipëria e mbylli turneun në vendin e parë në grup me 9 pikë, e dyta doli Lituania me 5 pikë, ndërsa në vendet e fundit dolën Mali I Zi e Gjeorgjia.

Futbolli I femrave duhet thënë se nuk ka traditë të madhe në Shqipëri, por shpresohet që të zhvillohet sa më shumë të kalojnë vitet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!