Besëlidhja i kundërpërgjigjet Kastriotit, që një ditë më parë mposhti skuadrën e Dinamos. Lezhjanët morën një fitore shumë të vlefshme me Burrelin, me shifrat 2-1. Ndeshja u zhbllokua shumë vonë, në minutën e 70-të dhe në fund u vendos me një penallti.
Koleci për Besëlidhjen shënoi golin e parë, kurse matjanët u kundërpërgjigjen me Popajn. Lezhjanët u vunë në lëvizje dhe në të 86′ me penallti shënoi Dordevic, i cili i dha fitoren skuadrës së drejtuar nga Elvis Plori.
Në grupin B luhej një tjetër takim i rëndësishëm. Apolonia kryesuese ia ka dalë të fitojë kundër Besës, me shifrat 2-3. Fierakët shënuan dy gol atë shpejtë me Krasniqin dhe Zogën, ndërkohë që Onuh u kundërpërgjigj. Gjithsesi Gjata në fund pjesës së parë realizoi edhe golin e tretë.
Dhjetë minuta nga fundi Cardoso rihapi takimin me golin e shënuar, por Besa nuk ia doli dot të barazonte dhe fierakët morën pikët e plota, duke ruajtur vendin e parë. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË – JAVA 16
E diel, më 16 shkurt, ora 14:00
Besëlidhja-Burreli 2-1
Shënues: Koleci 70′, Dordevic 86′ (pen.) / Popaj 79′
Besa-Apolonia 2-3
Shënues: Onuh 31′, Cardoso 79′ / Krasniqi 4′, Zoga 23′, Gjata 45′

