Golat e bomberit nuk i mjaftojnë Southamtonit, Burnley i mposht në shtëpi

schedule16:00 - 15 Shkurt, 2020

schedule 16:00 - 15 Shkurt, 2020

Është mbyllur takimi i parë i javës së 26-të në Premier League, mes Southamptonit dhe Burnley. Ishin miqtë ata që triumfuan me rezultatin 1-2. Fillimisht, shënuan të besuarit e Sean Dyche, që në minutën e dytë. Westëood shënoi për miqtë, që kaluan në avantazh.

Pritej përgjigja e Southamton dhe vendasit arritën të reagonin. Si gjithmonë, shënoi sulmuesi anglez, Danny Ings. Numri 9 i Southampton shënoi golin e 18-të në kampionat, si dhe të 20-tin këtë sezon. Në minutën e 18-të, Ings shënon një supergol, duke goditur nga jashtë zone.

Edhe pse Ings ishte një rrezik konstant për ekipin e Dyche, ishin këta të fundit që triumfuan, pasi shënuan sërish në minutën e 60-të me Vydra. Burnley merr kështu tri pikë të arta dhe ngjitet në vend të 10-të në Premier League, ndërsa Southampton mbetet në vend të 13-të./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!