Dy persona janë vrarë mëngjesin e sotëm gjatë një përplasje në një kazino në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup.
Autoritetet vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 04:47 të mëngjesi, ku katër persona të armatosur kanë hynë në kazino dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve.
Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur V.H., 22 vjeç nga Kosova. Po ashtu ka mbetur i vdekur edhe roja i sigufimit.
“Më 15 shkurt të vitit 2020, në ora 04:47 të SPB Shkup, u denoncua se katër persona të armatosur kanë hynë në kazino në rr. “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve, duke goditur V.H. (22) nga Kosova, i cila ka vdekur në vendngjarje. Ndërsa, sipas denoncimit , B.N. (20) nga fshati Krushopek, Shkup, i angazhuar si sigurim privat në kazino, është goditur në kokë me kundak, pas së cilës ka ndërruar jetë. Sipas raportit, e kanë marrë qarkullimin ditor dhe janë larguar”, njofton Ministria e Brendshme.
Ndërkaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. /abcnews.al