Atalanta-Valencia është një nga duelet më të interesante të raundit të 1/8 në Champions League. Bergamaskët janë surpriza e madhe dhe po zhvillojnë një tjetër sezon shumë pozitiv. Trajneri i skuadrës spanjolle, Albert Celades i trembet shumë… sulmit të italianëve.
Në një prononcim për Marca, Celades analizon rivalin, forcën e Atalantës dhe vlerëson stilin e lojës së Gjimshitit me shokë. Dueli i parë zhvillohet në Itali të mërkurën, ndërsa sfida e kthimit në “Mestalla” me 10 mars.
“Atalanta është një skuadër që ka shumë kualitet. Emri i tyre nuk tërheq shumë vëmendje, por renditen në vend të katërt në Serie A dhe po zhvillojnë një sezon të jashtëzakonshëm. Kanë një stil loje shumë të gjallë dhe kanë sulmin më të mirë të kampionatit. Do të jetë një ndeshje shumë komplekse“, deklaron trajneri i Valencias. /abcnews.al