Teknologjia VAR nuk po arrin t’i japë fund gafave të arbitrave dhe shumë polemika janë krijuar rreth mënyrës së ndërhyrjes dhe përdorimit të saj. Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini ka lëshuar akuza të forta në një prononcim për Sport Week.
Sipas Gasperinit, VAR-i po kthehet në një problem dhe ka dështuar në mision e vet. Javë pas jave krijohen polemika, teksa rasti i fundit ndodhi në ndeshje e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Juventusit, ndeshje në të cilën u akordua një penallti shumë e dyshimtë për bardhezinjtë.
“Nuk dua të përsëris veten, por kanë ndodhur shumë gabime arbitrare. Janë krijuar shumë dyshime mbi përdorimin e VAR-it. Unë mendoj se teknologjia ka dështuar totalisht. Qëllimi ishte të siguronte drejtësi, por po ndodh e kundërta. VAR-i po krijon dyshime edhe më të mëdha“, deklaron trajneri i Atalantës. /abcnews.al