Rruga Tiranë-Elbasan, Krimet e Rënda lanë në burg Dashamir Xhikën

schedule11:38 - 7 Shkurt, 2018

schedule 11:38 - 7 Shkurt, 2018

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe dy ish-zyrtarët Albens Alite dhe Aksel Qurduka, do të hetohen në masën e sigurisë “arrest në burg”. Gjykata për Krimet e Rënda la të pandryshuar këtë masë të dhënë në mungesë për ta, pas dyshimeve se kanë abuzuar me fondet e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Gjykata për Krimet e Rënda vendosi të vijojë masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë në mungesë për tre ish-zyrtarë e lartë të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ish-kreu i ARRSH-së, Dashamir Xhika dhe dy ish-zyrtarëve, Albens Alite e Aksel Qurduka, dyshohet të kenë abuzuar me fondet e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan. Dëmi i llogaritur nga hetimi shkon në shifrën 54 milionë dollarëve. Kjo masë ishte e dyta për Xhikën, pas asaj të dhënë nga Gjykata e Elbasanit pak ditë më parë për abuzime në ndërtimin e aksit Elbasan Gjinar.

Me urdhër të gjyqtares Iliriana Olldashi, seanca e së mërkurës u zhvillua me dyer të mbyllura. Burimet thanë se të akuzuarit nuk kanë dhënë shpegime para gjykatës. Përmes avokatëve, ata kërkuan lirim nga qelia, duke e konsideruar të paligjshëm arrestin.

Avokatët janë shprehur se Prokuroria nuk ka hetuar çështjen, por ka nxituar të kërkojë një masë sigurie ekstreme dhe të pajustifikuar.
I akuzuari Albens Alite ka ofruan edhe një garanci pasurore në këmbim të lirisë, duke e lënë shifrën e saj në çmim të gjykatës.
Me gjithë pretendimet e ngritura, gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për lënien e tre ish-zyrtarëve në paraburgim.

Tre ish-zyrtarët po hetohen për akuzën e “korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë” dhe për “shpërdorim të detyrës”. Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, këto vepra dyshohet të jenë konsumuar përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tyre gjatë amendimeve të pajustifikuara të kontratës fillestare për ndërtimin e rrugës./abcnews.al