“Më mirë vonë se kurrë, bravo UEFA”, dënimi i City-t pritet mirë në Spanjë

schedule09:12 - 15 Shkurt, 2020

schedule 09:12 - 15 Shkurt, 2020

Përjashtimi i Manchester City me dy vite nga kompeticionet europiane i ka befasuar dhe trembur të gjithë. UEFA gjobiti klubin anglez me 30 milion euro përveç përjashtimit nga Europa. Ky lajm është pritur mirë në Spanjë, aty ku presidenti i Ligës Spanjolle është gëzuar.

Në një prononcim për AS, Javier Tebas vlerëson masën e qeverisë europiane të futbollit dhe indirekt thekson që i njëjti dënim duhet t’i ndodhë edhe francezëve të PSG.

UEFA po ndërmerr veprime më në fund. Po respekton rregullat e FPF dhe po ndëshkon ata që shkelin rregullat thelbësore për të ardhmen e futbollit. Prej vitesh kemi kërkuar veprime të ashpra kundër Manchester City dhe PSG, më në fund u bë diçka. Më mirë vonë se kurrë“, përfundon kreu i futbollit spanjoll. /abcnews.al