Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Orlando Bloom bën tatuazh emrin e të birit, por e shkruan gabim

schedule08:50 - 15 Shkurt, 2020

schedule 08:50 - 15 Shkurt, 2020

Orlando Bloom vendosi të bënte tatuazh emrin e të birit, Flynn. Në vend të një tatuazhi pak të guximshëm, Orlando mendoi diçka më minimaliste. Siç mund ta shihni në vijim, tatuazhi konsiston në vendosjen e datës dhe orës së lindjes së të birit, shoqëruar me emrin e tij, ky i fundit i shkruar sipas kodit mors.

 

Një prej tyre tha: “Nëse kodi mors supozohet të shkruajë Flynn, atëherë e ke gabim.” Në fakt, ka të drejtë sepse mungon një pikë, e cila automatikisht e kthen shkronjën l-ë në r-ë.

Për fat të mirë, artisti i tatuazhit është i vetëdijshëm për gabimin dhe shkroi se “po, mungon një pikë, e dimë. Do ta rregullojmë”.

Flynn, djali i Orlando Bloom me ish-bashkëshorten Miranda Kerr, është vetëm 9 vjeç dhe ndoshta nuk e njeh kodin mors./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!