Klubi i Tiranës ka vendosur të bëjë një shorte për tifozët bardheblu në ditën e “Shën Valentinit”. Fituesit do të kenë mundësinë për të fituar një fanellë të firmosur nga të gjithë lojtarët e skuadrës kryeqytetase dhe dy bileta falas për derbin me Partizanin.
Çdo tifoz duhet t’i japë like fotos, të ndjekë në instagram faqet kftirana.al e kftirana_academy.al, si dhe t’i bëjë tag dy miqve.
Fituesi do të shpallet përpara ndeshjes së radhës në kampionat. Tirana pret Skënderbeun të shtunën (17:00) dhe përballja me skuadrën korçare do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”. /abcnews.al